Llatja: Fëmijët në qendër të vëmendjes në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Llatja: Fëmijët në qendër të vëmendjes në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Liço, zhvilluan një vizitë në shkollën “Alush Lleshanaku” në Bradashesh. Gjatë takimit me nxënësit dhe mësuesit, Kryetari Llatja theksoi angazhimin e Bashkisë Elbasan për të mbështetur fëmijët dhe për të krijuar kushte të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për zhvillimin e tyre. Ai u shpreh se fëmijët janë forca lëvizëse e shoqërisë dhe se investimet në arsim e mjedise të shëndetshme mbeten prioritet i bashkisë. Nga ana e saj, Vesa Llanaj Liço vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë Elbasan dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar një arsim cilësor për çdo fëmijë, duke nënvizuar se mbrojtja dhe respektimi i të...