Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten disa banesa pranë urës së Mifolit

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten disa banesa pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa. Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës. Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar. Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.