Reshje të dendura, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie/ Situata e përkeqësuar e motit, në qarkun e Elbasanit

Reshje të dendura, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie/ Situata e përkeqësuar e motit, në qarkun e Elbasanit

Situata e përkeqësuar e motit dhe vështirësitë në terren në qarkun e Elbasanit vazhdojnë të jenë nën monitorimin e pandërprerë të Emergjencave Civile. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ku vetëm gjatë natës kanë rënë 33 mm shi. Këto reshje kanë shkaktuar disa problematika të përkohshme, të cilat janë menaxhuar në kohë nga strukturat përgjegjëse. Në disa akse rrugore janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh, përfshirë aksin kombëtar Elbasan–Qafë Thanë në kthesat e Murrashit, si dhe aksin Gramsh–Moglicë ku reshjet kanë shkaktuar aluvione. Ndërhyrja e firmave të mirëmbajtjes ka bërë të mundur pastrimin e menjëhershëm të rrugëve dhe garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. Situata hidrologjike paraqitet e kontrolluar, me prurje mesatare në përruan e Zaranikës...