Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Lojë ‘kungulleshash’ me fermerët”/ Situata e përmbytjeve, deputeti Braçe ironizon: 8 vite kështu, bujku është në ujë
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ironizuar situatën e përmbytjeve në vend, ku mijëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit dhe fermerët përballen me dëme të mëdha. Në një postim në rrjetet sociale, Erion Braçe e ka krahasuar me një lojë “kungulleshash” situatën ku ndodhen fermerët. “Me zero TVSH? 20% TVSH! Po pse 20% TVSH? Po sa? 20 me 20! Po pse?”, shkruan ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo situatë vazhdon prej 8 vitesh, ndërsa bujqërit janë tashmë nën ujë. Postimi i plotë: MIREMENGJES! ME TVSH? CA TVSH? ME ZERO TVSH? 20% TVSH! PO PSE 20% TVSH? PO SA? 20 ME 20! PO PSE? TEEETEEEE VITE KESHTU!! BUJKU ESHTE NE UJE TANI! Ndërkohë ditën e djeshme (19 Nëntor), Erion Braçe foli me tone të...