Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shtohen sulmet në Ukrainë/ A ka a negociuar SHBA me Rusinë për një plan paqeje
sulmet ruse ne ukraine UKRAINË- Sipas raportimeve të disa mediave, udhëheqja amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar fshehurazi një plan të ri me Moskën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Drafti i planit kërkon lëshime të mëdha nga Ukraina e sulmuar, dhe iu përgjigjet kryesisht kërkesave të Rusisë ndaj Kievit, raportoi Financial Times. Sipas planit, Ukraina do të duhej të tërhiqej plotësisht nga rajonet e kontestuara të Donetskut dhe Luhanskut dhe të pranonte kufizime si zvogëlimin e ushtrisë së saj. Financial Times thekson, se ka cituar burime të përfshira në negociata. Ukraina me gjasa e informuar mbi planet Kurse portali i lajmeve në Uashington "Axios" raportoi se duket se ky plan është negociuar në fund të tetorit nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe përfaqësuesi i Moskës, Kirill...