Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios do të shfaqen së shpejti në 4K
Kryeministri Edi Rama thotë se 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra janë restauruar në 4K. Përmes një postimi në Facebooko, Rama shprehet se filmat, së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH. “Mirëmëngjes dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.