Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump nënshkruan ligjin për hapjen e dosjes së Jeffrey Epstein: Ai ishte mik i ish-Presidentit Bill Clinton
Presidenti Donald Trump njoftoi se ka nënshkruar një projektligj që urdhëron Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet e tij lidhur me Jeffrey Epstein. Trump e bëri njoftimin përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, duke e paraqitur publikimin e dokumenteve si një përpjekje për transparencë që ai ka shtyrë përmes Kongresit dhe duke përdorur momentin për të kritikuar demokratët për lidhjet e tyre të mëparshme me Epstein. Ai tha se Jeffrey Epstein, i cili u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë i Trump-it në vitin 2019 (jo nga demokratët), ishte demokrat gjatë gjithë jetës, dhuroi mijëra dollarë për politikanë demokratë dhe kishte lidhje të thella me figura të njohura të Partisë Demokratike, duke përmendur ish-presidentin Bill Clinton, ish-sekretarin e Thesarit Larry Summers, bashkëthemeluesin...