Statuset që u fshinë me shpejtësi: A po paralajmërohet një banori i ri për “BBVK”?

Statuset që u fshinë me shpejtësi: A po paralajmërohet një banori i ri për “BBVK”?

Zërat për një hyrje të mundshme të Labinot Rexhës në Big Brother VIP po marrin përmasa të reja, duke kthyer emrin e këngëtarit në një nga temat më të diskutuara të rrjeteve sociale. Prej muajsh qarkullojnë aludime për dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e formatit, por lëvizjet e fundit të artistit kanë shtuar edhe më shumë misterin. Debati nisi mbrëmjen e kaluar, kur Labi postoi një status të shkurtër, por mjaft domethënës: “Baba po vjen”. Postimi u fshi brenda pak minutash, çka nxiti menjëherë reagime dhe teori të shumta online. Shumë fansa e interpretuan si një paralajmërim të hapur për hyrjen e tij, ndërsa të tjerë si një lëvizje të qëllimshme për të krijuar bujë. Pa u shuar ende diskutimi për këtë status,...