Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë. Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”. Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë. Taullai nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës...