Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Inside Story/ “Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore për zbutjen e akuzave dhe lirimin e kriminelëve
Personazhe të njohur të botës së krimit që u liruan me kusht përmes raporteve mjeko-ligjore të dyshimta, janë një dëshmi e qartë se si abuzimi me lirimin me kusht ka krijuar një skemë arratie për njerëzit e botës së errët. Ky fenomen ka krijuar një rreth vicioz, ku drejtësia nuk është një mjet për ndëshkimin dhe rehabilitimin, por një mjet për t’i rikthyer ata në botën e krimit. ‘Këto kur dalin nga burgu policia i njeh si kontigjent kriminal, të hapur, që do të thotë i ka në mbikqyrje, për disa vepra p.sh për dhunë seksuale është hartuar një regjistër’ u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve. ‘Padyshim që për sa kohë që një pjesë e akteve determinojnë ekzistencën e këtyre kushteve janë të një...