Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër
Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër Nga Armand Shkullaku Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e Brendshme labursite të ndryshojë mendim për kthimin e 700 familjeve shqiptare duke vërtetuar se diplomacia e cirkut funksionon për të tërhequr vëmendje por jo për të zgjidhur probleme Rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe fëmijët, të cilave u është refuzuar azili në Mbretërinë e Bashkuar, do të përfshihen në një proces të dëbimit nga ky vend. Vendimin e bëri të njohur pak ditë më parë në parlamentin britanik, ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, që për ironi të fatit i përket partisë Laburiste, të cilën, fiks një muaj më parë, kryeministri shqiptar e lavdëroi botërisht në një forum në Londër për “përparimet e bëra në migrimin...