Netanyahu vizitoi trupat izraelite në Siri: I kushtojmë rëndësi të madhe mbrojtjes së kufijve tanë

Netanyahu vizitoi trupat izraelite në Siri: I kushtojmë rëndësi të madhe mbrojtjes së kufijve tanë

Izraeli i jep “rëndësi të jashtëzakonshme” pranisë së tij ushtarake në zonën neutrale në Siri, deklaroi sot kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një vizite te trupat izraelite të dislokuara. “Ne i kushtojmë shumë rëndësi aftësive tona, si mbrojtëse ashtu edhe sulmuese, për të mbrojtur aleatët tanë druzë dhe mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe kufirit të tij verior,” tha Netanyahu, sipas një videoje të publikuar nga zyra e tij. Pas rrëzimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024, Izraeli ka vendosur trupa në zonën e çmilitarizuar të Rrafshnaltës së Golanit, përtej vijës së ndarjes mes territorit sirian që Izraeli e aneksoi në vitin 1981 dhe pjesës tjetër të Sirisë. Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu vizitoi sot zonën neutrale në Siri i shoqëruar nga ministri...