Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Publikimi i dokumenteve të Epstein, ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së jep dorëheqjen nga bordi i OpenAI
Ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së dhe ish-presidenti i Harvardit, Larry Summers, ka dhënë dorëheqjen nga bordi i OpenAI. Ai dha dorëheqjen vetëm pak ditë pasi Kongresi publikoi dokumente që zbulojnë komunikime të vazhdueshme mes tij dhe Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Vendimi i Summers u konfirmua këtë të mërkurë, ndërsa ai vetë njoftoi më herët se do të tërhiqej nga të gjitha angazhimet publike për të rindërtuar besimin dhe për të rifituar marrëdhëniet me njerëzit më të afërt. Kompania OpenAI reagoi menjëherë duke deklaruar se e respekton vendimin e tij dhe vlerësoi kontributin e Summers që prej bashkimit në bord në fund të vitit 2023, pas krizës së shkurtër me shkarkimin e CEO-së Sam Altman. Dokumentet e publikuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës...