Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Korçës
Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë krijuar vështirësi në disa zona të qarkut Korçë, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës. Në disa akse rrugore ka pasur vështirësi kalimi për shkak të prurjeve të larta të ujit, si në segmentet Denas–Lekas, Lubonjë dhe në disa zona të Korçës e Kolonjës, ku ndërhyrja me mjete të rënda ka bërë të mundur zhbllokimin dhe drejtimin e ujërave. Në Voskopojë, niveli i ujëmbledhësit u rrit ndjeshëm, por hapja e kanalit shkarkues stabilizoi situatën. Në territorin e qarkut janë evidentuar edhe dëmtime të urave, si ura në Çetë mbi Miras dhe ura e Arrzës, ku qarkullimi është pezulluar ose devijuar në rrugë alternative, ndërsa priten ndërhyrje rehabilituese. Prurje...