Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit. 10-15 hektarë sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Devoll dhe Dunavec, ndërsa dëmi sipas fermerëve është kolosal. Sipërfaqet e mbjella me misër dhe patate janë mbuluar nga uji ndërsa fermerët flasin për miliona lekë dëme. “Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një qytetar. Kjo situatë përmbytjesh, sipas fermerëve, nuk ndodhte prej vitesh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet vazhdimi i reshjeve që mund të rëndojë situatën, duke shtuar sipërfaqen nën ujë dhe të rrisë bilancin e dëmit. Top Channel