Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Suksese, që nuk shihen dhe sharlatanë, që nuk fshihen te mejhane-qeverisë!
Nga Petrit Vasili Ngahera sharlatanët dhe të paditurit kanë pasur si strehë të tyre mejhanet dhe pijetoret, ku mes njëri-tjetrit janë ndjerë rehat. I janë ruajtur syrit të njerëzisë sepse do të përbuzeshin për pacipësinë dhe hajvanllëkun e tyre të pamasë. Por në Shqipëri, për "meritë" të Ramës, sharlatanët dhe të paditurit kanë braktisur mejhanet dhe janë strehuar masivisht në qeveri. Mejhane-qeveria është tashmë ajo që ka në duar miliarda euro të djersës së taksave të shqiptarëve. Mejhanexhinjtë e qeverisë i janë vërsulur televizioneve, Instagramit, Facebookut, TikTok-ut e ç’t’u dalë përpara dhe këpusin dokrra pa pushim për "suksese" që as shihen dhe as ekzistojnë. Sharlatanët e mejhane-qeverisë u kanë futur thonjtë foltores së parlamentit dhe ulërijnë në kupë të qiellit për sukses-shkatërrimet e tyre. Ashtu...