Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Ja si banorët e Dukagjinit rrezikojnë jetën… Ura për automjetet mbetet premtim i pa realizuar
Banorët e zonës së Dukagjinit janë të detyruar të lëvizin në këtë rrugë që shihet ne video, duke rrezikuar jetën e tyre, për shkak të mungesës së një ure funksionale për makinat. Rruga e mbuluar nga uji të dërgon drejt fshatit Plan të njësisë Pult, pranë së cilës ndodhet Ura e Mgullës, e cila shërben vetëm për këmbësorët. Bashkia kishte premtuar ndërtimin e një ure për automjetet, por ky premtim ka mbetur deri tani vetëm në letër, duke lënë komunitetin në një situatë të pasigurt dhe të vështirë për qarkullim. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në këtë zonë.