Radio “Europa e Lirë”: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Radio “Europa e Lirë”: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

-Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. -Vëzhguesit thonë se ky dështim pasqyron degradimin e jetës politike dhe mungesën e përgjegjësisë nga të gjitha partitë në vend. -Sipas Kushtetutës, Kosova duhet të mbajë tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re. Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur. “Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike...