Trump dhe Putin “plan të fshehtë” për Ukrainën, çfarë po kurdisin fuqitë e mëdha?

Trump dhe Putin “plan të fshehtë” për Ukrainën, çfarë po kurdisin fuqitë e mëdha?

Administrata e Donald Trump thuhet se ka përgatitur fshehurazi një plan paqeje për luftën në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve Axios, e cila raporton se janë zhvilluar negociata me Rusinë. Burimet e informacionit vijnë nga zyrtarë amerikanë dhe rusë. Sipas Axios, plani përfshin 28 hapa dhe është konceptuar të modelojë qasjen e përdorur në Gazë. SHBA-ja raportohet se po punon “fshehurazi” me Rusinë për të hartuar një kornizë të re që synon t’i japë fund konfliktit. Plani përfshin elementë si “paqja në Ukrainë, garancitë e sigurisë, siguria në Evropë dhe marrëdhëniet e ardhshme të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën”, tha një burim. Ai drejtohet nga i dërguari special amerikan, Steve Witkoff, i cili thuhet se e ka diskutuar gjerësisht planin me të dërguarin rus Kirill...