Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha prezanton 17 pikat e programit në bujqësi: Rama Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin
Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar 17 pikat kryesore të programit të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për bujqësinë, duke theksuar nevojën urgjente për reforma të thella në këtë sektor. Berisha deklaroi se, me futjen e Shqipërisë nga Edi Rama në ‘Ballkanin Hapur’, bujqësia shqiptare ka përjetuar rënie të thellë, duke çuar në falimentimin e mijëra fermave dhe në një prodhim të ulët të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Kryedemokrati theksoi se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë dalja menjëherë nga kjo iniciativë, për të mbrojtur fermerët shqiptarë dhe për të rritur prodhimin në vend. Ai prezantoi një plan ambicioz që përfshin mbështetje të fuqishme për fermerët, subvencionimin e naftës, dhe krijimin e një...