Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar. Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit. Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara. Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar. Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit.