VIDEO/ Roboti kërcen përpara Putinit: Emri im është Green dhe jam roboti i parë humanoid

VIDEO/ Roboti kërcen përpara Putinit: Emri im është Green dhe jam roboti i parë humanoid

Një robot humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale ka performuar një kërcim përpara presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një ekspozite të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe në Rusi, e cila synonte të prezantonte risitë teknologjike të institucionit. Pamjet e shfaqnin Putinin përballë robotit, i cili fillimisht iu prezantua dhe më pas kërcente nën ritmet e këngës së tij të preferuar. Sipas Sberbank, roboti do të marrë përditësime të vazhdueshme të software-it, ka aftësi të kryejë detyra fizike dhe pritet të përfshihet në disa sektorë të bankës si pjesë e një projekti pilot. Ngjarja u ndoq me kujdes nga truprojat e Putinit, ku njëri prej tyre u pozicionua mes robotit dhe presidentit për të siguruar që pajisja të mos i afrohej shumë atij. Putin...