Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq shkakton probleme me rrugët nacionale, aksi Burrel – Rrëshen gati i pakalueshëm
Në rrugën nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë ditës së sotme. Në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij. Edhe pse firma mirëmbajtëse ishte gjatë gjithë kohës në terren, ky aks herë pas here rruga ka vijuar vetëm me një sens lëvizje. Për fat të mirë nga rënia e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore. Problematike situata gjatë ditës së sotme ka pasur probleme edhe në aksin tjetër nacional Ura e Matit – Rrëshen, ku ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave. Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një sens lëvizje. Edhe pranë urës së Urakës vazhdojnë të ketë...