Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Air Albania’ rrokulliset edhe më shumë në greminë, ‘Turkish Airlines’ shet të gjitha aksionet
Kompania ‘Air Albania’ vazhdon rrokullisjen në greminë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se kompania mëmë, e cila bashkëthemeloi ‘Air Albania’ në vitin 2018, do të shesë aksionet e saj. Bëhet fjalë për gjigantin ‘Turkish Airlines’. Kjo kompani nuk ka sqaruar arsyen se përse do të shesë të gjitha aksionet e saj në ‘Air Albania’. Grupi turk ka 49 përqind të aksioneve në ‘Air Albania’. 10 përqind e aksioneve kontrollohen nga Albcontrol, kurse pjesa tjetër nga kompania MDN. Kompania nisi punën në vitin 2018 me një kapital prej 30 milionë dollarësh. Mediat kanë raportuar vazhdimisht se ‘Air Albania’ është në prag të falimentimit. Kujtojmë se me këtë kompani u abuzua fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili e përdori një avion të saj si taksi private për...