VIDEO/ Saraçi: Rama i faturoi aferën e Llogarasë, Balluku sot kërcënoi hapur atë dhe SPAK

VIDEO/ Saraçi: Rama i faturoi aferën e Llogarasë, Balluku sot kërcënoi hapur atë dhe SPAK

I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, kryeredaktori i televizionit, Romir Saraçi, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me tunelin e Llogarasë dhe çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se kreu i qeverisë po përpiqet të distancohet nga përgjegjësitë dhe t’ia faturojë ato zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Saraçit, krahasimi që Rama bëri mes kostos së tunelit të Llogarasë dhe shifrave të inceneratorëve, nënkuptoi se përgjegjëse për “50 milionëshin” e tunelit është Balluku, ndërsa ai vetë po largohet nga çdo lidhje me këtë çështje. Ai rikujtoi se për aferën e inceneratorëve, ku sipas tij dhe vendimmarrjeve të SPAK-u janë konstatuar shkelje, ka persona të arrestuar e të dënuar, mes tyre ish-ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë. “Sot kryeministri u duk sikur pranoi se inceneratorët...