“Jam dëshmitar”, Fatos Klosi shpërthen: Vrasjet e 21 Janarit ishin të programuara, urdhri vinte nga shumë lart

“Jam dëshmitar”, Fatos Klosi shpërthen: Vrasjet e 21 Janarit ishin të programuara, urdhri vinte nga shumë lart

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, ku dha dëshmi në lidhje me hetimet për ngjarjet e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues. Ndërkohë, ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, në një intervistë televizive, deklaroi se SPAK “po përpiqet më në fund të zbulojë të vërtetën”, duke ngritur pyetje mbi zinxhirin komandues dhe mbi atë që ai e cilësoi si urdhër për hapjen e zjarrit ndaj protestuesve. Klosi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se kishte rol vendimtar në menaxhimin e situatës së asaj dite, ndërsa theksoi se sipas tij ngjarja tragjike “ka qenë e programuar”. Ai kërkoi zbardhje të plotë të urdhrave të dhënë dhe të gjithçkaje që lidhet me prishjen e serverit të Kryeministrisë, duke nënvizuar se drejtësia për 21 janarin...