Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Trump reagon pas pamjeve virale ku duket me sy mbyllur: Nuk jam nga ata që flenë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar së fundmi mbi pamjet virale ku ai shihet me sy të mbyllur gjatë disa eventeve publike, duke thënë se nuk është “një njeri që fle shumë”. Deklarata u bë të martën, më 18 nëntor, në Zyrën Ovale, gjatë një konference për shtyp së bashku me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Gjatë konferencës, një gazetar e pyeti Trump-in se si menaxhon kohën e tij, duke përmendur vërejtjet e tij të mëparshme se bin Salman flinte shumë pak. “Ai nuk fle shumë, dhe unë nuk fle shumë. Mendojmë për vendet tona,” tha Trump, 79 vjeç. Ai shtoi se edhe pse disa presidentë flenë shumë, ai dhe bin Salman ndajnë një ritëm pune “të njëjtë dhe intensiv”. “Kur...