Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rotacioni si taktikë, si Gvozdenoviç ndërtoi një Elbasan të pathyeshëm
Kryesimi i Elbasanit pas javëve të para të kampionatit nuk është rastësi dhe as produkt i një formacioni të pandryshueshëm. Përkundrazi, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zgjedhur rrugën e vështirë, por të qëndrueshme aktivizimin e gjithë organikës. Deri tani, tekniku serb ka hedhur në fushë plot 22 futbollistë, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të kontribuojnë, secili sipas hapësirës dhe rolit të vet. Qasja e tij ka krijuar një ekip me më shumë energji, konkurrencë të brendshme dhe fleksibilitet taktik. Në një kampionat të gjatë dhe të ngjeshur, fakti që të gjithë lojtarët ndihen pjesë e planit teknik ka rezultuar i vlefshëm, si në aspektin e stabilitetit të lojës, ashtu edhe në atë psikologjik. JANAÇEK – Në një skuadër që vlerëson grupin, ka sërish liderë që bien...