Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Braçe me lekë në duar në Kuvend! Shpjegon bonusin për pensionistët: Check-up, hemodializa dhe sterilizimi të jenë publike
Erion Braçe TIRANË-Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur me një zarf me kartëmonedha në foltoren e Kuvendit ku shpjegoi për deputetët e opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve. Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka. “Ju më keni dëgjuar mua herë në opozitë e herë në mazhorancë, por për herë të parë unë po flas për rritje pensionesh me mijë lekë, jo më me qindarka. Rritja e pensionit vitin e parë do të jetë 1800 lekë, për herë të parë është po ashtu e pasqyruar se si do të jetë rritja për të gjithë mandatin. Vitin e parë pensioni...