Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Blloku” i errët i Putinit: Rezidencat sekrete mes luksit dhe intrigave, ndërsa Ukraina vuan
Ndërsa shteti rus vret dhe terrorizon civilët ukrainas, duke rrënuar në të njëjtën kohë edhe ekonominë e vet, elita e pushtetit në Moskë jeton mes luksit dhe privilegjeve të një oborri të shekullit XVIII, një botë e fshehur që i është dhuruar nga vetë regjimi. Proekt ka publikuar dokumente që zbulojnë se një grup oligarkësh, gjeneralësh dhe drejtuesish të shërbimeve sekrete kanë “zaptuar” një zonë historike të mbrojtur në Moskë, Kullën e Harabelave, dikur rezervë e udhëheqjes sovjetike dhe jetojnë aty në rezidenca me madhështi mbretërore, të padukshme për qytetarët e zakonshëm. Rezidencat dhe vilat i përkasin formalisht administratës presidenciale, konkretisht strukturës FSO, institucionit që menaxhon pronat e organeve të sigurisë së shtetit. Në praktikë, çdo lëvizje aty kontrollohet nga Vladimir Putin, i cili, sipas...