Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ Roboti kërcen përpara Putin: Emri im është Green! Jam një formë fizike e teknologjisë
Një robot humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale ka performuar një kërcim përpara presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një ekspozite të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe në Rusi, e cila kishte për qëllim të prezantonte risitë teknologjike të institucionit. Pamjet, të transmetuara në televizionin shtetëror, e shfaqnin Putinin përballë robotit, i cili fillimisht iu prezantua dhe më pas kërceu këngën e tij të preferuar. “Emri im është Green. Jam roboti i parë humanoid rus me inteligjencë artificiale të integruar. Kjo do të thotë se nuk jam thjesht një program në ekran, por një formë fizike e teknologjisë,” i tha roboti Putinit. Sipas Sberbank, roboti do të marrë përditësime të vazhdueshme software-i, ka aftësi të kryejë detyra fizike dhe pritet të përfshihet në disa sektorë të bankës si pjesë e një projekti pilot. Ngjarja u ndoq me kujdes nga...