Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“I shoftë mortja, i shoftë”- Satira e Gjekmarkajt për përplasjet në Kuvend: Kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, nja dy-tre nga ministrat..
Nga Agron Gjekmarkaj Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe! Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan! Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin! Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë! ...