Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
OBSH/ 1 në 3 gra në botë kanë përjetuar dhunë
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi sot, të mërkurën, më 19 nëntor, një raport tronditës mbi përhapjen e dhunës ndaj grave në mbarë botën, duke e përshkruar situatën si një nga krizat më të thella dhe më pak të adresuara të të drejtave të njeriut. Sipas OBSH-së, rreth 840 milionë gra, ose pothuajse një në tre, kanë përjetuar dhunë fizike apo seksuale në një moment të jetës së tyre, qoftë nga partneri tyre, qoftë nga persona të tjerë. “Dhuna ndaj grave mbetet një nga krizat më të vazhdueshme dhe të paadresuara të të drejtave të njeriut në botë, me shumë pak përparim të bërë në dy dekada”, thuhet në deklaratën e OBSH-së. Raporti thekson se në vetëm 12 muajt e fundit, 316 milionë gra — përkatësisht...