Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytjet në fushën e Maliqit/ Fermerët apel shtetit për ndihmë
Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, fusha e Maliqit është përfshirë nga përmbytje të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme serioze në tokat bujqësore dhe kulturat e mbjella. Fermerët e zonës shprehin shqetësimin e madh për situatën që, sipas tyre, po përkeqësohet nga ora në orë. Njëri prej tyre, Agron Guri, thotë se një pjesë e mirë e sipërfaqeve të mbjella me patate dhe grurë janë nën ujë. Ai tregon se ka investuar shuma të mëdha për prodhimin, por tashmë një pjesë e tokës është dëmtuar plotësisht dhe pjesa tjetër rrezikon të shkatërrohet nëse reshjet vijojnë. Sipas tij, dhjetëra fermerë të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë dhe ndihma e shtetit është e domosdoshme. “Kam 20 hektarë këtej, deri tani 7 hektarë i ka mbytur...