Situata e përmbytjeve në vend, AKMC stacionohet te ura e Mifolit, Çako dhe Vengu monitorojnë nga afër situatën

Situata e përmbytjeve në vend, AKMC stacionohet te ura e Mifolit, Çako dhe Vengu monitorojnë nga afër situatën

Situata e përmbytjeve në vend vijon të mbetet e rënduar, për shkak të prurjeve të shumta përgjatë dy ditëve të fundit, ku më e rënduar duket në veri dhe në jug të vendit. Aktualisht Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC është stacionuar pranë Urës së Mifolit ku vazhdon puna për barrierat mbrojtëse, për të mos lejuar daljen e lumit nga shtrati. Drejtorit të AKMC Haki Çako, i cili është në zonë, do i bashkohet dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.