E rëndë, 25-vjeçari vret motrën dhe merr në kamer nënën për t’i treguar trupin e pajetë

E rëndë, 25-vjeçari vret motrën dhe merr në kamer nënën për t’i treguar trupin e pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Napolit në Itali. Një 25-vjeçar ka vrarë motrën e tij, vetëm 23-vjeç në banesën e tyre dhe më pas ka marrë policinë në telefon, ku i ka treguar për krimin e rëndë. Menjëherë sapo efektivët kanë mbërritur në banesë, i riu iu ka rrëfyer se krimin e rëndë e ka kryer në momente të rënda tensioni. Por sipas dinamikës që ka ndërtuar policia, rezulton se 25-vjeçari, menjëherë pas ngjarjes ka marrë në kamer nënën e tij dhe i ka treguar trupin e pajetë të vajzës. Ngjarja po hetohet për të përcaktuar momentin kur ndodhi dhe çfarë informacioni u dha nga telefonata. Nga autoritetet, bëhet e ditur se autori nuk është person me precedent të mëparshëm penal.