“Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse, Niko nuk e desh veten kur…”, Satira e Gjekmarkajt: Ivi Kaso si djali i beut, Nallbati i yshtur nga malli

“Zegjineja me pasthirrma rrëqethëse, Niko nuk e desh veten kur…”, Satira e Gjekmarkajt: Ivi Kaso si djali i beut, Nallbati i yshtur nga malli

Kronika bëhet dëshmitare e një dite plot me makthe! Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan! Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e...