Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rusët bien dakord të shesin aksionet të tyre në Industrinë e Naftës së Serbisë
Aksionarët rusë kanë rënë dakord të shesin pjesën e tyre prej 56.15 për qind në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ka bërë të ditur ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, sipas raportimeve të mediave. NIS ndodhet nën sanksione amerikane që nga 9 tetori, për shkak të shumicës së pronësisë ruse, çka ka vënë kompaninë nën presion të tregut dhe ka ngritur shqetësime për furnizimin energjetik të Serbisë. Ministrja tha se pala e tretë që po negocion për blerjen e aksioneve nuk bëhet ende publike, duke theksuar se procesi është në fazë konfidenciale. “Bëhet fjalë për negociata biznesi mes kompanive serioze. Derisa të përfundojnë bisedimet, ose të ketë pajtim për detajet kryesore, nuk është e përgjegjshme të flasim për emra,” u shpreh Handanoviq....