Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Reshjet intensive, Prefektura Gjirokastër thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet e panevojshme!
Deklaratë e Prefekturës Gjirokastër Të nderuar qytetarë, Referuar situatës së rënduar të reshjeve të ditëve të fundit në territorin e qarkut Gjirokastër, Prefekti i Qarkut Gjirokastër është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës. ⚠️U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku ka prezencë të rritjes së nivelit të ujërave, rrëshqitje dherash apo bllokime akse rrugore. ❗️Kufizoni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik. ❗️Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve. ❗️Shmangni kalimin në përroska, përrenj apo segmente të përmbytura. ❗️Njoftoni menjëherë strukturat përkatëse për çdo situatë problematike. Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë vijimësisht situatën. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Prefekti i Qarkut Gjirokastër...