Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
MM: Prurjet në Vjosë në pikë kritike! Moti i keq, rrezikohet një banesë në Rrëshen, evakuohen 2 të moshuar në Finiq
Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit. Situata sipas qarqeve Qarku Lezhë Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme. Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave. Qarku Durrës Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura....