Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha nga Vlora: Paralajmëroj çdo bandit, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste
Gjatë një pritje entuziaste në prezantimin e kandidatëve të ‘PD-ASHM’ në qarkun Vlorë, Kryetari i PD, Sali Berisha, e cilësoi Vlorën si djepin e madhështisë shqiptare. Berisha prezantoi projektin e “Shqipërisë Madhështore”, duke premtuar përmbysje të gjendjes së tanishme dhe rikthim të dinjitetit për qytetarët. Kryetari i PD akuzoi qeverinë aktuale për shpërdorim të fondeve dhe braktisje të popullit, veçanërisht pensionistëve. Lider opozitar premtoi eliminimin e mjerimit ekstrem brenda 3 muajve të parë të qeverisjes, ndihmë prej 200 eurosh për çdo qytetar në nevojë, pagë minimale prej 500 eurosh, pagë mesatare 1200 euro dhe 1500 euro për mësuesit. Berisha theksoi se shqiptarët do të dalin në krye të rajonit për paga, pensione dhe mbështetje sociale, me një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për...