Vrau kamarierin për një kafe/ Dorëzohet në Policinë e Durrësit Daniel Pepa

Vrau kamarierin për një kafe/ Dorëzohet në Policinë e Durrësit Daniel Pepa

Daniel Pepa, i dyshuari kryesor për vrasjen e kamarierit në Manëz, është dorëzuar sot në Policinë e Durrësit. Burime zyrtare bëjnë me dije se dorëzimi i tij është kryer rreth orës 13:00. Pepa ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Manëz, ku humbi jetën një kamarier. Policia ka marrë në dorëzim të dyshuarin dhe vijon me procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë: Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës. Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e...