Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Moti i keq, trafik në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës
Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 16:32 Trafiku në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe në drejtim të kundërt ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar ngadalësime të konsiderueshme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Përveç kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet që po kryhen në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor kanë shtuar edhe më shumë ngarkesën dhe vonesat në qarkullim. Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën provizore në zonat ku po kryhen punime dhe mbi të gjitha, të kenë durim në lëvizjet e tyre. Autoritetet rikujtojnë se ky aks mbetet një nga më të frekuentuarit e qarkut dhe se kushtet e motit me reshje kërkojnë vëmendje maksimale nga çdo përdorues rruge....