Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshjet e dendura paralizojnë qarkullimin/ Trafik i rënduar gjatë gjithë ditës në aksin Elbasan–Librazhd
Gjatë gjithë ditës së sotme, trafiku në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe në drejtim të kundërt ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar ngadalësime të konsiderueshme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Shkak për situatën e krijuar janë bërë reshjet e dendura të shiut, shoqëruar herë pas here me mjegull të dendur, të cilat kanë ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Përveç kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet që po kryhen në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor kanë shtuar edhe më shumë ngarkesën dhe vonesat në qarkullim. Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën provizore në zonat ku po kryhen punime dhe mbi të gjitha, të kenë durim në...