Nuk ka Qeveri të re në Kosovë! “Rrëzohet” Konjuca, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Nuk ka Qeveri të re në Kosovë! “Rrëzohet” Konjuca, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Glauk Konjufca KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. I mandatuari për kryeministër i Kosovës, Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Për votuan 56, kundër 53 dhe katër abstenime. Glauk Konjufca është figura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, që provon të formojë Qeverinë. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Më 26 tetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë. LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa...