Përfshihet nga përmbytjet, Gramshi/ Situatë e rëndë nga moti, lumi i fshatit Kërpicë rrezikon banesat

Përfshihet nga përmbytjet, Gramshi/ Situatë e rëndë nga moti, lumi i fshatit Kërpicë rrezikon banesat

Situata e motit në Gramsh ka sjellë shqetësime në fshatin Kërpicë, ku lumi që përshkon zonën rrezikon të dalë nga shtrati, duke vënë në rrezik disa banesa. Sinjali SOS është dhënë nga administratori i njësisë Kushovë dhe kryetari i fshatit të cilët kanë informuar autoritetet . Në vendngjarje është dërguar një fadromë e bashkisë Gramsh dhe një zjarrfikës ndërsa strukturat vendore të emergjencave civile janë vënë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën nga afër.