Deklarata e Merz shkakton ‘tërmet’ diplomatik në Brazil! Kryebashkiaku i Rio-s: Bir bastard i Hitlerit

Deklarata e Merz shkakton ‘tërmet’ diplomatik në Brazil! Kryebashkiaku i Rio-s: Bir bastard i Hitlerit

Një deklaratë e kancelarit gjerman Friedrich Merz, bërë gjatë një konference për mediat, ka ndezur reagime të shumta në Brazil. Deklarata e tij u konceptua si një koment që u konsiderua fyes ndaj vendit pritës të COP30. Duke folur për përvojën e tij në qytetin e Belém-it, Merz tha: “Ne jetojmë në një nga vendet më të bukura në botë. Pyeta disa gazetarë që ishin me mua në Brazil: Cili prej jush do të donte të qëndronte këtu? Askush nuk ngriti dorën. Të gjithë ishin të lumtur që u kthyem në Gjermani nga ky vend.”. Deklarata, e bërë pa vetëdijen se sa ofenduese mund të tingëllonte, shkaktoi polemika në mediat braziliane dhe në rrjetet sociale. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva reagoi menjëherë, duke...