Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Mos të bëjë moral, por të japë dorëheqjen”/ Seanca plenare, reagon deputeti: Balluku e pandehur, atë që ka…
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar ashpër në Kuvend menjëherë pas fjalimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Ai kundërshtoi fjalimin e Ballukut, duke thënë se duke qenë e pandehur ajo nuk duhet të flasë për çështjet e drejtësisë në Kuvend. Muçi u shpreh: Si e pandehur atë që ka për t’i thënë drejtësiësë t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të bëjë moral këtu. Gjëja e parë siç pretendoni ju të PS që mbështesni drejtësinë, secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen dhe jo të vijë në Kuvend e të bëjë moral për sistemin e drejtësisë por të flasim për gjërat që jemi mbledhur këtu.