MIE raporton për situatën në rrugë, energji dhe porte pas reshjeve të fundit

MIE raporton për situatën në rrugë, energji dhe porte pas reshjeve të fundit

Reshjet me intensitet të lartë dhe moti i keq i orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit, ndërsa strukturat qendrore dhe lokale kanë vijuar punën në terren pa ndërprerje për të normalizuar situatën. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ndërhyrjet kanë qenë të vazhdueshme për pastrimin e akseve rrugore, garantimin e furnizimit me energji dhe mbajtjen funksionale të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve. “ARRSH, OSSH, AKUK dhe të gjitha agjencitë e tjera, me kapacitete të shtuara dhe mjete të specializuara, po vijojnë punën në territor, pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike,” thuhet në njoftimin zyrtar. Situata më problematike është regjistruar në zonat e Gjirokastrës, Sarandës dhe Tropojës, ku reshjet kanë sjellë prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore. Ministria bëri të...