Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq, situatë problematike në qarkun e Elbasanit, ende 598 abonentë pa energji elektrike
Moti i keq, i shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka shkaktuar probleme në disa zona të Rajonit të Elbasanit dy ditët e fundit, duke ndikuar kryesisht në furnizimin me energji elektrike. Sipas informacionit zyrtar, një sërë fidrash dhe kabinash elektrike janë prekur nga dëmtimet, duke lënë pa energji qindra abonentë në zona të ndryshme të qarkut. Defektet janë të shumta, deri edhe shtylla të rrëzuara, tela të këputur dhe infrastrukturë e dëmtuar. Situata e detajuar sipas nënstacioneve: -Fidri 4, N/St Librazhd – Kabina Sopot Kjo linjë ka pësuar dëmtime si pasojë e erërave të forta, duke krijuar ndërprerje për 20 abonentë në zonën e Sopotit. -Fidri 3, N/St Prrenjas – Kabina Godovush Problemet e shkaktuara nga reshjet dhe terreni i vështirë...